“Mosbesimi i shqiptarëve në sistemin tonë shëndetësor, shumë i thellë”- Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 me gazetarin Sokol Balla bëri një deklaratë të fortë.

Ai tha se për shkak të sistemit shëndetësor që është krijuar ndër vite, Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid 19 në Europë.

“Detyra jonë si gazetarë është të futemi atje, ndërkohë që mosbesimi i shqiptarëve në sistemin tonë shëndetësor, është shumë i thellë. Ka histori të gjatë në këtë sistem që kemi ndërtuar. Për mendimin tim për shkak të këtij sistemi ku edhe mjekët kanë përgjegjësi të mëdhaja, është vendi më i rrezikuar në Europë nga Covid 19”,– tha ai