

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në Çim Peka LIVE, insistoi se nuk po zbatohet protokolli i kërkuar nga OBSH për regjistrimin e viktimave nga koronavirusi.
Ai madje publikoi në studio kartën e një viktime të koronavirusit.
“Kodi i sëmundjes është arrest kardiak. Ky fatalitet nuk është shënuar Covid, por arrest kardiak,” tha Abilekaj.
Ai i kërkoi informacion zëvendësministrit të Shëndetësisë, Albert Nikolla për regjistrimin e viktimave.
“Nëse doni të bëni transparencë, deklaroni si i regjistroni vdekjet që pamë te kjo kartelë vdekje.
Si e regjistroni vdekjen e një shqiptari që ka shkuar në Turqi dhe ka vdekur dhe si e regjistroni vdekjen e një shqiptari në shtëpi?” pyeti ai.
Megjithatë, Nikolla insistoi e të gjitha vdekjet regjistrohen sipas kartelave të shkruara nga mjekë profesionistë. Ai tha se nuk është në kodin moral të shqiptarëve që të fshehin numrin e viktimave.