Covid-19 nuk përballohet pa qokat e të afërmve

Erand Likuçi

Qoka një traditë e vendit tonë e lindur si e tillë në kohërat që nuk kishte shtet, për ti ardhur në ndihmë nga ana financiare të afërmve aë ju ka rënë ndonjë fatkeqësi apo gëzim, por që i kanë shkundur nga xhepat. Përshembull tu shembte shtëpia të vinin për qokë, duke të hedhur para pasi pinin një kafe. Kishe dasëm të ftuarit të lejnë qokën me qëllim për të lehtësuar nga shpenzimet. Për çdo sebeb shqiptari vjen për qokë, sidomos për kur je i sëmurë.

E bëra këtë hyrje, për të ndarë me ju eksperiencën që po kalojnë shumica e shqiptarëve në këtë kohë pandemie. Nuk e kisha menduar që do shkruaja ndonjë herë për qokën si traditë e vendit tonë, por atdheu im këto vitet e fundit nuk më suprizon më.

Para ca kohësh mu prekën disa familjarë me Covid, disa rëndë dhe disa me terapi intensive. Kura mesatare bashkë me infermjeret, analizat, vizitat dhe gjithçka tjetër e kapën shifrën e një milion lekësh të vjetra. Për skeptikët dhe mbrojtësit e qeverisë antibiotiku venoz shkon 40 mijë doza ditore 30 mijë lekë infermjeret që të vijnë në shtëpi, plus vitaminat, analizat (kush thotë i bën shteti i them nuk të uroj tu ze Covid, por po të zuri do ta shohësh që shteti as që e çan kokën për ty) etj,. Të paktën dhjetë ditë kurë, edhe ai që e ka marrë matematikën me mik e gjen sa harxhon për një të prekur me Covid.

Në këto kushte sytë e mi ngelën nga qokat… jo se më erdhën në shtëpi, por ishte një qokë në kohë pandemie. Dikush më hiqte pagesë analize, dikush më blente një ilaç, dikush mish viçi me lëng, etj etj,. Troç qokat me stilin e pandemisë nuk më detyruan të marr kredi për të përballuar shpenzimet. Ah edhe diçka ilaçet që rimburson qeveria nuk i hynë as dreqit. Qëllimi i këtij shkrimi është një, bashkëpatriot ktheni traditën e qokës se shteti na la, ose më saktë na ka lënë me kohë.

Një fakt na e kanë pohuar të gjithë mjekët nga bisedat. Ta zemë se shtretër ka, por a ka mjek? Për këtë duhet të përgjigjet qeveria. Pyetja është a ka mjek, jo specializant për në spitalet Covid. Për të tjerat faktor.al, do bëj sërisht pyetje për qeverinë.