Kenedi, presidenti i mençur

Nga Selim Kurti
______________
57 vite me parë, më 22 nëntor 1963, në Dallas të Teksasit, u vra Xhon Kenedi.
Ai nuk ishte vetëm një president i aftë, por edhe një orator i shkëlqyer. Fjalimet e tij përmbajnë plot sentenca, disa prej të cilave po i sjell më poshtë:

Konformizmi është burgosësi i lirisë dhe armiku i zhvillimit.

Lufta kundër urisë, është – në të vërtetë – një luftë çlirimtare për botën mbarë.

Po the se do të kënaqeshe edhe me vendin e dytë, të ndodh të fitosh pikërisht vendin e dytë.

Tre gjëra ekzistojnë vërtet: Zoti, çmenduria njerëzore dhe të qeshurit. Dy të parat e tejkalojnë kuptimin tonë, ndaj s’na mbetet tjetër, veç të mjaftohemi me të tretën.