I vendos epitetin “Mesi shqiptar”, futbollisti shqiptar çmend Turqinë

Klubi turk i Ankara Keçiorenguçu që militon në Ligën e Dytë, e ka shfrenuar fantazinë, teksa i ka vendosur epitetin “GOAT”, shqiptarit të Kosovës, Arb Manaj, i cili realizoi dopietë si dhe dha 2 asiste në kampionat.

Kujtojmë që me epitetin “GOAT” më se shumti identifikohen yje si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo etj. Ky epitet ka kuptimin e “më i miri i të gjitha kohërave” në futboll.