Zjarr misterioz në ambientet e brendshme të Piramidës, ku janë edhe zyrat e Top Channel

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e brendshme të Piramidës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nga zjarri fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa fikja e tij është bërë e mundur nga shërbimet zjarrfikëse. Brenda Piramidës janë edhe disa zyra transmetimi të Top Channel.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.