SKANDAL| Një i dehur theu xhamat, u shoqërua në Polici – Ministrja Manasterliu akuzon se e bëri Opozita

Pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, ku u thyen xhamat, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Sipas policisë, autori ka qenë një person i dehur që ka qëlluar me gurë xhamat e shkollës dhe është arrestuar.

“Nje person ne gjendje te dehur ka gjuajtur me gure ku jane thyer xhamat e nje shkolle dhe eshte shoqeruar ne komisariat, ne momentin qe do perfundojne veprimet proceduriale patjeter qe do kete nje njoftim per shtyp”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe socialisti Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore.

Partia Demokratike distancohet nga akuza e ngritur sot nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kryedemokrati Lulzim Basha frymëzoi sulmin me gurë mbi qendrën shëndetësore në Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, thotë se akuzat e Ballës janë një tjetër histori e rreme, për të larguar vëmendjen nga fshehja e numrit të vdekjeve nga COVID19. Bardhi kërkon një hetim nga prokuroria për menaxhimin e COVID.

Por më e çuditshme është reagimi i Ministres seë Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Sipas ministres Manastirliu hedhja e gurëve ndaj godinës është “një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha”.