Pse duheshin botuar fotot e morgut në Tiranë dhe pse ndihmojnë Qeverinë, më shumë se opozitën


REDAKSIOANLE

Në kushtet e një ngjarje të pazakontë, siç është Pandemia dhe përgjigja më instrumente të zakonshme siç janë spitalet covid – FOTOT e morgut plot me viktima janë dëshmi për një betejë të humbur për ditë.
Botimi i fotove të qytetarëve të pajetë, në qefin të bardhë, kemi bindjen se janë brenda kornizave të etikës së punës në media përderisa verifikohen se nuk janë fake.
Në foto nuk ka emra të viktimave, as numra identifikues, as foto fytyrës apo gjymtyrëve. Ka një fotografim të realiteti që nuk na pëlqen.
Përshëmbull, për krahasim, çështja e fotove të torturave të burgut në Abu Graib në Irak, ishte etike apo jo etike botimi i fytyrave të viktimave? Mendoj se media vlerësuan të jepnin të vërtetën.
Është e pashmangshme për një gazetar dhe media përballja me një gjëndje faktike të godinave spitalore jashtë kapaciteteve tona.
Nga ana tjetër, më shumë se opozitës për të vërtetuar rritjen e numrit të vdekjeve nga covid19, botimi i fotove “ndihmon” në fakt qeverinë për të sensibilizuar më shumë, më fort një pjesë të shoqërisë tonë që nuk besojnë se ka një pandemi, apo neglizhojnë masat më minimale, siç është mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura apo respektimi i distancës fizike në grumbullimeve.
Vetëm e vërteta do të na çlirojë, me gënjeshtra qeveritare jetojmë çdo ditë.