Kadare për “New York Times”: Dhuntinë për të shkruar e kam marrë nga nëna…

Gazeta e famshme amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull librit “Kukulla” të shkrimtarit Ismail Kadare. Libri i botuar gati pesë vite më parë, është përkthyer edhe në gjuhën angleze nga John Hodgson dhe është në libraritë e Amerikës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Detyrimi për të udhëtuar drejt shtëpisë i nxitur nga vdekja e një prindi është një nënzhanër i kujtimeve të udhëhequra nga vetë-simpatia- e kuptueshme, nëse jo gjithmonë e mjaftueshme për krijiminë e letërsisë së mirë.

Më e mira në natyrë mbështetet jo vetëm në kujtimet e pluhurosura, por dhe në ndjekjen e një informacioni të ri: një pjesë e kujtesës, një pjesë e historisë së treguar e detyruar nga një boshllëk i papritur që duhet të plotësohet.

Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar, njihet më së miri si një ironist që ka fituar krahasime me George Orëell dhe Milan Kundera, duke shkruar përballë diktatorit të pamëshirshëm komunist Enver Hoxha, i cili drejtori Shqipërinë nga 1944 në 1985. Nga fillimi i viteve ’90, megjithëse Hoxha kishte vdekur, Kadare kishte nxitur mjaft inat brenda regjimit dhe do të duhej të largohej në Paris. Ai u kthye në vendin e tij pasi mori një telefonatë nga motrat e vëllezërit e tij që e informuan për sëmundjen e nënës, të cilën ai e quajti Kukulla. E tillë është premisa e romanit autobiografik të Kadaresë me të njëjtin titull, botuar fillimisht në shqip në 2015 dhe tani është përkthyer në anglisht nga John Hodgson.

Kjo nofkë (kukulla) përmban një informacion të madh në lidhje me nënën e narratorit, apo perceptimin e tij fëminor mbi të, brishtësinë e saj dhe çfarë do të “më godiste më vonë si ngjashmëriare e saj me letrën”, shkruan ai. Ka një mister si Kabuki që rrëfyesi, Ismail, gjen të gdhendur në fytyrën e saj, “një naivitet i pashoq” dhe “adoleshencë e zgjatur”, të gjitha shenjat e një ekzistence të kufizuar që ai tani kupton se ishte mbyllur në vend kur ajo u martua 17 vjeçe dhe u zhvendos në shtëpinë shekullore të bashkëshortit të saj, për të banuar nën sundimin perandorak të vjehrrës së saj.