Ekzekutim shqiptarësh në Ekuadorin e kokainës! – Disa fakte tronditëse

Nga Nikoleta Kovaçi

Po shoh mediat ekuadoriane te cilat flasin per ekzekutimin mafioz te 45-vjeçarit shqiptar ne famulline La Aurora!

Nje vrasje tipike shqiptarësh te kesokohshëm:

-Autorët, që jane 7 persona, kanë shku të veshun me uniforma të policisë gjyqësore! Si ktu, kur shkojnë me grabit, mashtru apo edhe ekzekutu!

-Shënjestra-viktimë ishte në arrest shtëpie, pasi ishte burgosur per një vrasje të ndodhur në 2017 në të njejtin kanton, por si duket gjykata s’ka mundur ta vërtetojë pjesmarrjen e shqiptarit!

-Shënjestra-viktimë jetonte në një supervilë, madje edhe me roje personale dhe me kamera! Autorët i kanë mashtru rojet me një mandat kontrolli per të huajt që janë në arrest shpie!

-Shënjestra-viktimë ishte i martuar madje me
ekuadoriane dhe kishte vite-thone mediat vendase- qe jetonte aty!

-7 vrasës angazhohen, pajisen me armë dhe paguhen për të krye një ekzekutim shqiptari edhe në një prej zonave më të kriminalizueme të Ekuadorit të largët!

-E frikshme hakmarrja jonë! Brutale! E pamëshirë dhe mjerane! K’ta të mjerë që vrasin shoshojnë, nuk e kuptojnë se mbi dhê e nan dhê janë viktima të politikës dhe të kërmave me pushtet në k’të vend!

-Ekuadorianët e hetimit flasin për një zinxhir vrasjesh me të paktën 15 viktima, të gjithë me origiinë nga Albania e largët dhe e varfër, por e afërt për bosët e drogës dhe e pasur deri në neveri nga pushtetarë të paskrupullt…

Video