Edi Rama trysnon: Prokuroria ka punën e saj. Skemi fshehur numrin e të vdekurve

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë “fjalën” sot shqiptarëve se nuk ka mundësi sesi qeveria t’ju fshehë numrat realë të vdekurve nga COVID19. Gjatë video-mesazhit të ndarë sot për mediat, Rama foli edhe për prokurorinë dhe tha se mjekë tani duhen mbështetur dhe jo hetuar.

Edi Rama: S’ka asnjë mundësi teorike e as praktike që qeveria të fshehë numrin e të vdekurve në spital, siç nuk ka mundësi asnjë parti të përcaktojë diagnozën e një pacienti. Ashtu siç është akuza e fshehjes së të vdekurve, dobësi e frikshme e karakterit të kësaj opozite. Nuk është hera e parë që kjo opozitë harbute, ngre akuza të shoqëruara me thirrje për prokurorinë. Epo të thirret prokuroria edhe për të vdekurit në spitale në kulmin e luftës me pandeminë, duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që meritojnë solidaritet, mirënjohje, kjo e kalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji. Nëse me kriminalizimin e çdo pune, jemi të detyruar ta pranojmë me pahir, kjo e kriminalizimit është tejkalim. Prokuroria ka punën e saj, nëse do e shohë të arsyeshme të përfshihet në një lemeri të tillë, askush nuk do e pengojë, por ky përshkallëzim ekstrem, do të duhet të mbahet shënim nga një gjykatë, nga një gjykatës suprem i Shqipërisë, populli shqiptar