🔮Basha: NjerĂ«zit po vdesin pĂ«rditĂ«. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. PapunĂ«sia po rritet

Kreu i opozitĂ«s Lulzim Basha pĂ«rmes njĂ« komunikimi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama vazhdon tĂ« gĂ«njejĂ« dhe t’i ikĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Ai gĂ«njeu nĂ« lidhje me numrat e viktimave.

Basha: Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Basha: Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve, që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Basha: Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Basha: Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve shqiptarë, që kanë nevojë për ndihmë.

Basha: Njerëzit po vdesin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Papunësia po rritet.

Basha: Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Basha sfidon Ramën: Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që ti, dhe jo mjekët, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Basha-Ramës: Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve poliike. Jepi përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.