Çfarë nuk shkon tek VKM e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve për trajtimin e COVID19 në shtëpi


Nga Stiven Shala

Qeveria miratoi vendimin për rimbursimin e paketës bazë të barnave për trajtimin ambulator në banesë për qytetarët e diagnostikuar me covid. Janë dy skemat e trajtimit sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ky vendim është për tu përshëndetur pasi përballimi i kostove të larta nga qytetarët është shumë i vështirë. Ama kujt i shërben ky vendim më shumë, qytetarëve apo firmave farmaceutike?

1. Si ka mundësi që në të dy skemat e trajtimit përfshihen antibiotikët e në të njëjtën kohë, disa nga anëtarët e komitetit teknik të ekspertëve shprehen kundër përdorimit të antibiotikëve?

2. Si ka mundësi që medikamentet janë me emrin e tyre komercial, pra emrin që përdor një kompani, duke i çuar lekët firmave të caktuara farmaceutike dhe jo duke rekomanduar principin aktiv?

Kujt po i shërbejnë këto vendime?