Mosmbajtjemaske| gjobiten 765 qytetarë dhe 3 lokale, 8 persona shoqërohen edhe në polici

Në vetëm 24 orë, 765 është numri i qytetarëve të cilët u ndëshkuan me masën adminstrative prej 3000 lekësh, pasi lëviznin pa maska mbrojtëse. Ndërsa nga ana tjetër, janë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 edhe 3 biznese, për shkak se nuk respektonin protokollet e sigurisë. Nga ana tjetër ka edhe nga ata qytetarë që nuk bashkëpunojnë me efektivët e policisë, duke mos pranuar që të japin mjet identifikimi, edhe pse janë në shkelje të plotë.

Gjatë kontrolleve të bëra në këto 24 orë u shoqëruan në ambjentete e policisë 8 persona, por më pas janë lënë të lirë, duke marrë vetëm gjobën administrative të vendosur nga qeveria. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masën mbrojtëse të maskës, lokalet të ruajnë distancën si dhe të gjithë ata që janë pozitivë me COVID019, të qëndrojnë të vetëkarantinuar.