Merr flakë në lëvizje makina e vëllait të ish-Presidentit Nishani

Makina e Ilir Nishanit, vëlla i ish-presidentit Bujar Nishani ka shpërthyer në flakë në lëvizje e sipër në qytetin e Durrësit.

Mësohet se makina ka qenë duke lëvizur në zonën pranë pallatit të sportit “Ramazan Nalja” në Durrës, kur ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht bëhet me dije se shkak i flakëve mund të jetë bërë rrjedhja e gazit nga impianti.

Njoftimi

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.