E FUNDIT | 24 viktima si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi, regjistrohen 410 pasgoditje

Tërmeti tragjik i magnitudës 6.6 të shallës rihter në Turqi i ka marrë jetën 24 personave deri më tani.

804 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Bal?kesir dhe 54 në Ayd?n.

Tërmeti është pasuar nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të ndërhyjnë në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa puna për gjetje të jetëve të gjalla nën rrënoja ka vijuar pa ndalin edhe gjatë natës