Tërmeti në Turqi| Basha: Lajme tronditëse, ngushëllime familjeve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për tërmetin e fortë që goditi Turqinë.

Basha shkruan se po ndjek me shqetësim lajmet, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.

‘Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia.

Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit.
Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.