Si dështoi plani italian për ta rrëzuar Mbretin Zog me bajraktarin e Dibrës

Nga Dr. HASAN BELLO

Ne vitin 1939 politika italiane po konsumonte “fisheket” e fundit per ta rrezuar Mbretin Zog nepermjet levizjeve te brendshme kryengritese. Nje nga agjentet kryesore te saj, Giovanni Giro, i cili kryente funksionin e organizatorit te djalerise shqiptare, kishte kohe qe rekrutonte njerez per realizimin e ketij plani. Por ndermjet tyre kishte dhe nga ata qe nga njera ane i mernin leket dhe nga ana tjeter vinin ne dijeni qeverine shqiptare. Per kete Zogu e therriti Giron ne audience dhe i deklaroi se, organizimi i djalerise shqiptare, nuk mund t’i pershtatej sistemit organizativ italian. Kjo sepse djaleria italiane edukohej mbi bazen e parimeve te partise fashiste, ndersa ne vendin tone nuk ekzistonte ndonje parti politike dhe se qeveria mbreterore shqiptare udhehiqej ne baze te se drejtes konstuticionale qe dispononte shteti shqiptar. Prandaj edhe djaleria shqiptare duhej te edukohej ne kete drejtim nga nenpunesit e Ministrise se Arsimit sipas programit te saj kombetare. Kjo solli dhe debimin e Giovanni Giros si person non grata nga Shqiperia. E acaruar tej mase nga deshtimi i te gjitha planeve Roma vendosi te perdorte fishekun e fundit…Ajo kontraktoi bajraktarin e Dibres, Myftar Kaloshin duke i paguar 500 napolona flori. Por ky i fundit vendosi ne dijeni Murat Kaloshin, i cili njihej si bashkepunetor i Mbretit Zog. Kur Murat Kaloshi i percolli mbretit mesazhin e kushuririt te tij, ai buzeqeshi sepse ishte ne dijeni te ketij plani dhe duke i falenderuar per gjestin e tyre patriotik, i tha: “Thuej Myftarit i hangert me zemer te mire e me shendet dhe i qofshin te gjitha hallall”.