Meta, Ramës: Mua do më bësh dëshmor ti more qen bir qeni, unë jam Ilir Meta nga Skrapari

Replikat mes kreut të shtetit dhe kryeministrit kalojnë çdo limit.

Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet ndaj Edi Ramës, në daljen e tij në studion e një emisioni në TV Klan.

Presidentin duket se e nxiti një deklaratë e Ramës në parlament ku tha “çfarë do Meta të bëhet Mbret apo Dëshmor i Kombit”.

“Pinok, mashtrues. Unë jam Ilir Meta dhe jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai. More qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot.

Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë ku të futet e të rrijë në Shqipëri.

Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. I thuaj Sorosit të vijë këtu dhe të bëjë investime, por të vijë dhe të zbrazë vendin kjo nuk bëhet ia kam thënë para dy vitesh”, deklaroi Meta ndër të tjera.

Ai foli edhe për situatën e Covid dhe tha se “po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë.