GREQI | Plagoset nga tërmeti 14 vjeçari shqiptar, transportohet me helikopter në spital

Midis të plagosurve të tërmetit tronditës që goditi brigjet e Turqisë dhe të ishujve grekë, ndodhet edhe një i mitur me kombësi shqiptare. E. M, nga Lezha, mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë në ishullin grek të Samos.

14-vjeçari ka pësuar goditje në kokë, në këmbë si edhe ka thyer krahun.

Në orën 15.00 të ditës së sotme i mituri është transportuar me helikopter në një spital në Athinë