EMRAT e 2 personave që OFL iu dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vëtëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve shqiptar të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrje në “Organizata kriminale” dhe “Vjedhje me armë”.

Në lupën e OFL-së kësaj radhe do jene burimet e të ardhurave të Qamil Açka Mifiut banues në Peshkopi dhe Zafir Alushallari, banues në Korçë.
“Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thekson OFL.