Çfarë duhet të dinë demokratët? 8 gjëra të qarta

Redaksionale

Tani që skena politike po merr formë dhe gjërat po ndahen e po shihen qartë, demokratët e Shqipërisë duhet të kuptojnë disa gjëra themelore:

1. Fitorja përballë Edi Ramës dhe mbi shtetin fashist që Edi Rama ka instaluar, vjen vetëm prej PD dhe koalicionit të PD. Prej askujt tjetër.

2. Edi Rama e kupton shumë qartë se e vetmja parti e cila ia kërcënon pushtetin dhe mundet ta rrëzojë nga pushteti, është Partia Demokratike. Duke e ditur ketë rrezik për të, Edi Rama, po ta vërejmë me kujdes, është përqëndruar vetëm kundër Partisë Demokratike. Po ta rrezikonte ndokush tjetër përveç PD, do merrej me ata të tjerët, jo me PD-në.

3. Ndalimi i koalicioneve është shenjë e tmerrit të Edi Ramës prej PD-së dhe koalicionit që ajo udhëheq. Po të kishte mbështetje popullore, Edi Rama do të kandidonte njëlloj si në vitin 2013 kur erdhi në pushtet. Por ai e di që nuk fiton, ndaj kapet pas fijes së kashtës, me makinacione e ndryshime ligjore.

4. Në përpjekjen e tij të dëshpëruar Edi Rama ka mbështetur dhe ka financuar krijimin e partive të reja, gjoja të djathta, me shpresën se në 3 qarqe do i pamundësojë PD-së marrjen e një mandati.

5. Demokratët duhet të kuptojnë se ato nuk janë parti të djathta, ato kanë marrë emrin të djathta për tu maskuar e për t’i shërbyer projektit të Edi Ramës për t’i hequr pak vota PD-së. Demokratët nuk duhet të gënjehen. Nuk duhet të mashtrohen që të mos pendohen.

6. Këto parti, po të kishin synim rrëzimin e Edi Ramës, do të deklaronin se duan koalicion me PD-në. Se vetëm përmes koalicionit me PD rrëzohet Edi Rama. Edhe po të duash, Kodi Zgjedhor nuk ta lejon të rrëzohsh Edi Ramën pa u bërë pjesë e një koalicioni e bashkimi. Jashtë koalicionit, vota për këto parti është votë e djegur, votë e shkuar dëm, votë për të mbajtur Edi Ramën në pushtet.

7. Demokratët nuk duhet të votojnë për tradhëtarët dhe mosmirënjohësit të cilët gëzuan privilegjet e pushtetit të PD, ndejtën në politikë me votat e demokratëve, ndërsa tani kur demokratët kanë nevojë për mbështetje, ata i shërbejnë projektit të Edi Ramës për të ndërtuar parti të reja pak para zgjedhjeve, për t’i lënë demokratët në opozitë që Rama të vazhdojë t’i poshtërojë e t’i dhunojë.

8. Nuk ka nevojë dhe vend për eksperimente. Demokratët duhet të mbështesin fort partinë e tyre e cila këto 30 vite ka vërtetuar se është e vetmja partie e cila e rrëzon të majtën nga pushteti. Të gjitha partitë e krijuara, prej Aleancës Demokratike deri PDR e LZHK, skanë pasur sukses. Kanë përfunduar të dështuara e pa ardhmëri, janë dorëzuar, kanë ulur kokën dhe janë bashkuar me PD.