Basha, Ramës: : Ku e gjen të drejtën kush do të jetojë e kush të vdesë, kur paratë ia ke çuar mafies?!

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Pjesa më kriminale është dje gjatë parlamentit kur Ministrja e Shëndetësisë tha me zë e figurë se do të zgjedhim kush do të trajtohet!

Pse erdhëm në këtë pikë?! Sepse paratë që duhet të shkonin për sistemin e shëndetësisë i kanë vjedhur!

Kush ia jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të vendosin se kush duhet të trajtohet edhe kush jo?! A ka krim më të rëndë se jo? Me fjalë të tjera, kush do të trajtohet e kush do të vdesë!

Pothuajse 500 vdekje të raportuara, 20 mijë infeksione me shifra zyrtare dhe Rama vazhdon të tallet, vazhdon sportin e tij që kushton jetë vetëm e vetëm që të mos

Ku e gjen të drejtën të vendosësh se kush do të jetojë e kush do të vdesë, kush do të trajtohet e kush jo, kur paratë i ke marrë dhe ia ke çuar mafies së plehrave!