Astrit Lulushi, në fillim fitoi lirinë më pas u bë gazetar për Shqipërinë

Nga Ilir Kadia

Astrit Lulushi!
A keni ju ndonjë mik prej 35 vjetësh që nuk e keni takuar asnjëherë?!Unë e kam Astrit Lulushin që megjithatë e takova sot!Duket paradoks vërtet!Por ai që mik e bëra qëkur i dëgjova zërin tek “Zëri Amerikës” e për 35 vjet rresht kur doli në pension në Uashington!Pa ardhur në Shqipëri gjithë kohës!Por ja ku u takuam sot në mes të Tiranës,tek Pedonale,dhe e pimë nga një gotë bashkë me Bislim Ahmetaj!Kish botuar librin e shtatë të tij në Tiranë, “Pa kufizim”.
-Askush më mirë se ty nuk mund të bëjë vlerësimin e Tiranës 1985 me të sotmen!Si po të duket,si po të dukemi?-e pyeta.
-Krejt tjetër gjë Tirana dhe njerëzit!Të bukur!
-Si ike?
Dhe Astrit Lulushi na tregoi:
“Punoja në Kombinatin e Autotraktorëve.Isha i martuar me dy fëmijë.Nuk na dilte asnjë hesap.I thashë gruas se do shkoj në Sarandë për gabinë plazhi.Po nuk erdha nesër një ditë do vi.Bleva një kamardare biçiklete kineze dhe një pompë.I hipa trenit për Ballsh dhe autobuzit për Sarandë.Në dorë mbaja një revistë “Rruga e Partisë”!Studiova vendin kur mbërrita në Sarandë pranë një vile të vjetër në breg dhe, kur ra nata, fryva komardaren dhe e mbështova rreth trupit si gjarpërinjtë e Laokontit ndërsa pasaportën e futa në një qese plasmasi dhe e shtrëngova në brez.Kur projektori i kufirit lëshonte dritën drejt meje zhytesha në det!Ai nuk më diktoi.Pastaj, kur kisha ecur mirë, një motoskaf ndali afër pesëqind metra por as ai nuk më diktoi.Kur ai iku u lëshova lirshëm në det me not deri në agim kur një vapor turistik më pa tek ulërija e bëja shënja me duar!Ata lëshuan një varkë me dy veta që më morën në kuvertë!Isha krejt lakuriq!Qesja me pasaportën e rrobat kishin rënë nga trupi diku në det! Kapiteni anijes më tha se shkonin për në Brindisi dhe se po të doja të shkoja në Greqi ai e kthente anijen!Por unë i thashë se jam nisur për në Amerikë!Kështu përfundova në Brindisi dhe prej andej në kampin e refugjatëve në Latina,afër Romës!Atje ndejta 9 muaj derisa ambasada amerikane më nisi për në Amerikë.Vajta në Boston fillimisht derisa “Zëri Amerikës” më pranoi në studiot në Uashington!Deri në 90′ isha vetëm por kur u hapën ambasadat erdhën djemtë dhe gruaja megjithë vëllain!Një djalë më vdiq tre vjet më parë! Bëri një operacion në stomak.Nuk shkoi mirë!Tani kemi dalë pension megjithë gruan!Ja kështu!”
35 vjet njeriu rrëfyer në pak minuta në drekën e ditës së sotme por mua më kanë mbërthyer trurin si në morsë!
Ishte 32 vjeç Astrit Lulushi kur la Shqipërinë! Në kulmin e moshës së burrit!Çau detet me not nëpër natë drejt fatit të jetës të familjes e sot …!
U plakëm Liri!-më tha me të qeshur para se të ndaheshim.Por mua m’u dëgjua sikur tha:”Na u plak liria!”