“Do përzgjedhim kush do trajtohet i pari, nëse do kemi mbingarkesë”- Grida Duma: Për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se nëse do të kemi mbingarkesë të spitaleve do përzgjedhim se kush do të trajtohet i pari.

Përmes një shënimi në facebook, Duma shprehet se Shqipëria po arrin në këto ditë, pasi “këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë”.

Teksa thotë se pushtetarët po zhvasin në kurriz të shqiptarëve, Duma thekson se tasmë qeverisë anjë fjalë nuk i besohet, por me ta duhet të veprohet.

Postimi i plotë:

Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!

Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.

Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.

Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!

Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.

Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!

Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet