Topalli, e frymëzuar nga inatet personale për të përçarë PD


Nga Bekim Bici

Jozefina Topalli, nuk mohoj në asnjë moment kontributin e dhënë në Partinë Demokratike, por edhe ti shiko ku ke qenë e ku arrite në saj të kësaj force politike.

E nderuara Topalli, më vjen keq që them se kjo lëvizje pak kohë para zgjedhjeve nuk është asgjë tjetër pos një nismë për të përçarë Partinë Demokratike. Më vjen keq që kjo ndodh edhe nga ti, siç ndodhi nga shokët e tu të Bindjes pa bindje.

Por znj. Topalli, është akoma më e ulët kjo nismë në këto momente, e cila dihet botërisht se vjen e frymëzuar nga inatet personale. Të gjithë e dimë për përplasjet e tua me Lulzim Bashën, e jo rrallë herë të kemi mbështetur. Por kur tashmë gjithçka bëhet për një karrige, humb çdo mbështetje të fituar. Për të ecur para mund të luftoje për “drejtësinë që pretendon” duke qenë brenda Partisë Demokratike. U ftove, por injorove. Kritikove dikur Genc Pollon, por sot a mund ta shohësh veten në sy para pasqyre?

Nëse edhe ti u shite tek Rama si disa shokë e shoqe tuat, më vjen keq. Ndoshta një Lëvizje e duhur, por je në një kohë krejt të gabuar. Këtë e di shumë mirë edhe ti, nëse e vlerëson Partinë që të rriti, e të dha atë që s’do e merrje kurrë.