Si po lufton bota me koronavirusin ?

Masa më të rrepta, kërkimi i vaksinës, ndihma ekonomike me vlerë miliardash.
Ndërsa, këto kufizime do të zbatohen nga e hëna në Gjermani:
– Restorantet do të mbyllen, shkollat ​​dhe qendrat ditore mbeten të hapura.
– Kontaktet: Vetëm anëtarët e dy familjeve lejohen të takohen në publik – maksimumi dhjetë persona.
– Udhëtimet e panevojshme private dhe vizitat të të afërmit duhet të shmangen.
– Ndërmarrjet e hotelierisë do të mbyllen prej 2 nëntorit për pjesën tjetër të muajit, përfshirë baret, diskotekat dhe pubet.
– Shitësit me shumicë dhe pakicë mbeten të hapur duke respektuar kushtet e higjienës.
– Shërbimet: Studiot kozmetike, lokalet e masazhit dhe studiot e tatuazheve do të mbyllen, sepse distanca minimale nuk mund të respektohet.
– Supermarketet: Tregtia me pakicë mbetet e hapur – por ka rregullore se sa klientë mund të jenë në dyqan në të njëjtën kohë.
– Shkollat ​​dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura.
– Sportet profesionale, përfshirë Bundesligën, do të zhvillohen vetëm në nëntor pa spektatorë.
– Aktivitetet sportive amatore do të ndërpriten, kështu që klubet nuk lejohen të stërviten.
– Ndalohen ngjarjet argëtuese dhe aktivitetet e kohës së lirë.
– Ofertat e akomodimit turistik në Gjermani do të ndalohen në nëntor.
– Do të ketë ndihma financiare për kompanitë dhe janë paraparë në total deri në dhjetë miliardë euro.