Rritet paundi, dollari dhe franga ! Euro qëndron statik

Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet me 104.80 lekë dhe shitet 105.60 lekë duke pasur një rritje të lehtë.

Monedha europiane Euro blihet 123.70 lekë dhe shitet 124.20 lekë duke qëndruar po ashtu në të njëjtat nivele të pandryshuara që prej javës së kaluar.

Ndërsa Franga zvicerane blihet 115 lekë dhe shitet 116 lekë duke njohur rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Paundi britanik blihet 136.50 lekë dhe shitet 137.50 lekë duke njohur rritje në blerje dhe shitje.