Një nga 3 punëtorët që kanë ngecur në minierën e Dibrës gjendet i pajetë

Një lajm i hidhur na vjen nga Selishta e Dibrës.

Gazetari Neki Feta raporton për abcnews se sipas dëshmive të banorëve të zonës, një prej 3 punëtorëve që kanë ngecur brenda minierës është konstatuar i pajetë. Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia.

Autoritetet dyshojnë se ata kanë mbetur në brendësi të galerisë në fshatin Balgjaj, në Dibër.

Dyshimet e policisë janë shtuar edhe më tej pas gjetjes së sendeve personale dhe të telefonave të tre minatorëve në dhomën e zhveshjes.

Deri më tani është identifikuar vetëm inxhinieri, Ismail Hoxha 62 vjeç nga Dibra.