Ja skuadra elitë, që nxori shqiptarët nga kampi i ferrit, “Al Hol”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar, në lidhje me riatdhesimin e katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi famëkeq i “Al Hol” ku mbaheshin gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS në Siri. Ministria thotë se operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet lokale në këtë rajon, shtetit sirian si edhe atij të Libanit.

Skuadra prej nëntë personash, mes të cilëve duket edhe shefi i Anti-terrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, ka publikuar edhe një foto para fillimit të operacionit. Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u riatdhesuan Endri Dumani si edhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj. /