BILD: Gjermania në karantinë katër javore pas valës së dytë të COVID-19

Angela Merkel gjatë ditës së sotme është takuar me liderët e kantoneve të shteteve gjermane teksa ka biseduar rreth masave të reja për të parandaluar valën e dytë të coronavirusit.

Gjermania ka regjistruar 14,964 raste të reja me virus në 24 orët e fundit, e cila është bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë, njoftoi Instituti Robert Koch.

“Bild” zbulon ekskluzivisht se si kryeministrat e shteteve federale ranë dakord me Merkelin, në mënyrë që Gjermania të hyjë në karantinë më 2 nëntor, domethënë të hënën.

Siç thuhet më tej – kancelarja dhe kryeministrat ranë dakord për masa të reja, por ata ende nuk kanë ndonjë informacion. Sipas informacionit të publikuar dje, por edhe fjalëve të Ministrit të Financave, “bllokimi” duhet të zgjasë për katër javë.

“Bild” raporton gjithashtu se kancelarja pas takimit me kryeministrat e shteteve federale për masat e reja, do të informojë drejtuesit e grupeve parlamentare në Bundestag.

Ndryshe, nesër Merkel do të raportojë në parlamentin gjerman rreth gjendjes me pandeminë, njoftoi zëdhënësja e qeverisë, Martina Fitz.