‘Venecia’ pranon kërkesën e Metës. Ja kur do të shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta lidhur mbi kërkesën që ky i fundit i ka dërguar lidhur mbi ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor nga maxhoranca.

I nderuar Z. President

Në përgjigje të letrës suaj të datës 21 Tetor 2020, në të cilën kërkohet një përgjigje urgjente ‘mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë’ kam nderin tju informoj që ‘Zyra e informimit të Presidencës së Komisionit ka vendosur që në një kohë të shkurtër para seancës së ardhshme parlamentare dhe të kompleksitetit të çështjes të autorizojë një procedurë jo urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet me procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.