The Economist – Kur doktorët nuk bien dakord për Pandeminë

Tani që vala e re e covid-19 ka përfshirë globin, mbylljet në shtëpi janë kthyer në modë. Kësaj radhe është shumë më e vështirë për të bindur publikun. Ato me siguri shpëtojnë jetë. Por tanimë është e qartë se humbasin vende pune, prishin procesin mësimor dhe shërbimin shëndetësor dhe gjithashtu i bëjnë shëndetit mendor duke krijuar probleme të natyrës së tyre – dhe kjo natyrisht është një faturë e shtrenjtë për t’u paguar. Sistemi i “testit dhe ndjekjes” ka për qëllim që të ndalojë ato që ekspozohen tek virusi duke aluar në të por ky proces duket se ka funksionuar në disa vende dhe jo tek të tjerat.

Në mungesë të një vaksine apo të një droge efikase për trajtimin pyetje se sa mund të zgjasë kjo periudhë bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Në 4 Tetor një trio ekspertësh të shëndetit publik nga universiteti i Harvardit, Oksfordit dhe Standford nxorrën një peticion duke i kërkuar qeverive të ndryshojnë rrugën e tyre radikale të manaxhimit të situatës.

Deklarata “Great Barrington”, mban emrin e qytetit të Massachusetts ku u firmos, propozon se kontaminimi duhet lejuar tek të rinjtë ndërsa masat e marra për të mbrojtur më të vjetrit sidomos ato më të vulnerabulët duhet të vazhdojnë. Kjo qasje bazohet në parimin e “imunitetit të turmës” ndërsa sëmundja mund të ndalohet nga përhapja vetëm kur një përqindje e lartë e popullsisë është bërë imune si pasojë e infeksionit.

Teza

Kjo është një ide kontroversale. Dhe në 14 tetor një tjetër grup ekspertësh të shëndetit publik publikuan një përgjigje ndaj deklaratës. Në përgjigjen e titulluar Lancet, ato e atakuan deklaratën e Great Barrington “të rrezikshme dhe të mbushur me argumente të pabaza apo të dhëna shkencore të paqena”. Letra e tyre ka një emër të madh gjithashtu, ajo quhet Memorandumi John Snow, i emërtuar kështu në nder të anglezit që përcaktoi parimet e epidemologjisë në 1850. Ai i kërkon qeverive që të bëjnë çfarë është e mundur për të mposhtur përhapjen e SARS-CoV-2, apo coronavirus që shkakton sëmundjen. Në veçanti, i bën thirrje atyre për të vazhduar shtrëngesat derisa qeveritë të arrijnë një zgjidhje apo të rregullojnë sistemin e testimit, gjurmimit dhe izolimit. Online, kjo betejë peticionesh ka mbledhur me mijëra firma nga shkencëtarët në gjithë botën.

Propozimi i “Great Barrington” është më riskozi. Gjykimet se infektimi natyral nga SARS-Cov 2 për të krijuar imunitetin e turmës është shumë i pastudiuar. Nuk është përcaktuar nëse infeksioni tek njerëzit krijon një farë imuniteti apo jo dhe nëse po, sa e përgjithshme është ky imunitet. Disa raste të pakta ri-infeksioni duhet të konfirmohen në mënyrë konkluzive. (kjo bëhet duke përcaktuar nëse genomet e virusit gjenden si në herën e parë ashtu dhe në të dytën vërdallë por në përmasa të ndryshme, kjo do të thotë se infeksioni i dytë nuk është një vazhdimësi e të parit.) shumë infektime mund të ndodhin në mënyrë të pagjurmueshme. Thuajse 80% e këtyre rasteve të infektuara me SARS-CoV-2 kanë simptoma të lehta. Shumica e këtyre as nuk testohen, madje as në vendet me kapacitet të larta.

Studimi ideal për të ndarë përfundimisht këtë dyzim është ritestimi i vazhdueshëm të njerëzve që duhet se janë infektuar dhe mund të infektohen prapë. Por, identifikimi i atyre që kanë simptoma të lehta apo pa të tilla është shumë e vështurë. Testet që kërkojnë anti-trupat kundër SARS-CoV-2 në hulumtimet e mëdha për këtë virus shpesh dështojnë për të detekuar ato anti-trupa që janë në rastet e tilla. Disa studime kanë zbuluar se anti-trupat e coronavirus janë të paqarta në disa trupa dhe është e vështirë për të kuptuar nëse ato prodhojnë një imunitet për trupin.

Nëse përgjigja imune ndaj SARS-Coc-2 është diçka e ngjashme me këtë tek gjashtë coronaviruset që infektojnë njeriun, lënia e shpërndarjes do të shoqërohej me një ngadalsim në transmetim për një farë periudhe. Pyetja është se sa e gjatë do të jetë ajo periudhë. Katër nga gjashtë këto shkaktojnë simptoma të përshkruara si “i ftohtë i zakonshëm” (edhe pse është një tjetër lloj virusi që shkakton ftohjen). Infektimi me këto të jep mbrojtjen për tipikisht e fundit së paku për një vit. Dy coronaviruset e tjera SARS dhe MERS, shkaktojnë sëmundje serioze. Imuniteti me këto përllogaritet që të zjgasë disa vite. Nëse mbrojtja nga rasti i SARS-CoV-2 nuk është afatgjatë apo veçnarisht jo e fortë, virusi do të dalë në sipërfaqe sa herë që kemi valë epidemie, pak a shumë siç ndodh në çdo dimët me problemet e tjera respiratore. Nëse është afatgjatë, argumenti i deklaratës së “Great Barrington” është më i mundshëm dhe më korrekt.

Antiteza

Autorët e memorandumit të John Snow argumentojnë, ndonëse me vështirësi, se vdekjet dhe problemet që shkakton plani i propozuar nga “Great Barrington” do të jenë të mëdha, madje edhe nëse imuniteti i turmës do të sigurojë ekonominë. Përqindja e popullssisë që do të infektohet varet se sa lehtësisht përhapet SARS-CoV-2. Në formën e tij më të thjeshtë, imuniteti i turmës fitohet nga një fraksion i popullsisë që është 1-(1/R), ku R është numri mesatar i njerëzve që e marrin virusin nga një person i infektuar. Pa asnjë distancim social vlera e R për Eurooën është në rrezen e 3-4 që do të thotë se imuniteti i turmës do të jetë i mundshëm kur 2/3 apo ¾ e popullsisë do të jenë prekur (shih grafikun 1). Kjo formulë, gjithsesi, presupozon se gjithsekush ka të njëjtin shans për t’u infektuar, që nuk është në të vërtetë diçka reale që ndodh. Nëse shanset për infeksion variojnë atëherë kufiri është më i ulët se sa formula na sugjeron. Dhe kjo mund të ketë rëndësi. Të rinjtë, fjala vjen, kanë më shumë kontakte se të vjetrit dhe ndaj janë më të lehtë për të rënë pre e virusit. Disa modele që prezumojnë varietete të ndryshme tek kontaktet kanë arritur në përfundimin se imuniteti i turmës dhe kufiri i saj në Europën Perëndimore mund të jetë më poshtë se 43%.

Por gjithashtu është e mundshme se ky kufi është ulur nga imuniteti pararendës që i është fituar nga infeksionet e shkuara si e ftohura që është shkaktuar nga coroanvirusi. Kjo lloj mbrojtje do të jetë e vendosur në memorien e qelizave T, një tjetër pjesë e sistemit imunitar të trupit. Ndryshe nga anti-trupat, që janë krijuar posaçërisht për të sulmuar patogjenin, qelizat T janë më pak nazelie dhe shkojnë ndaj cilitdo pushtues të huaj të trupit. Studime të shumta në lidhje me mostrat e gjakut të marra përpara SARS-CoV-2 kanë zbuluar se qelizat T që krijojnë një reagim të shpejtë dhe të fortë ndaj virusit në 20-50% të rasteve. Ky është një rezultat i mrekullueshëm. Por nuk është ende e qartë nëse njerëzit me qeliza të tilla e kalojnë më lehtësisht Covid-19 apo nuk e kalojnë fare, nëse në jetën e tyre të përditshme nuk ekspozohen ndaj SARS-CoV-2. Shpërtihimi i covid-19 në një aeroplan francez nuk ndaloi derisa preku 70% të ekuipazhit dhe pasagjerëve duke na treguar se mbrojtja kryq njësoj si në rastin e të ftohurës mund të jetë thjesht një teori e bukur.

E gjitha kjo do të thotë se nëse SARS-CoV-2 lihet lirë ndoshta gjysma apo më shumë e njerëzve do të infektohen në gjashtë muajt e ardhshëm. Propozimi i dalë nga deklarata e “Great Barrington” se vendet duhet të dyfishojnë mbrojtjen ndaj vulnerabëlëve. Mirëpo të zbulosh vulnerabëlët nuk është një qëllim i lehtë, por dija në lidhje me komibinmet më të këqija të faktorëve riskzë është të bërit më mirë. Një studim shkencor i botuar nga BMJ në 20 tetor përshkruan një risk kalkulues të covid-19 që parashikon probabilitetin individual të hospitalizimit dhe vdekjes, duke përdorur të dhëna për 6 milion qytetarë në Britani. Valdimi i këtij algoritmi në 2 milion të tjerë tregoi se 5% e njerëzve priteshin të ishin në një risk të madh sipas llogarive të kalkulatorit për 75% të vdekjeve nga covid-19.

Por duhet ditur se paralajmërimi për risqe të tilla apo ato që do të jenë riskuesit më të mëdhenj (mosha e tretë, obezët dhe diabetikët në veçanti) është shumë i vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Shumica e njerëzve nuk mund të ndryshojnë jetët e tyre duke eleminuar riskun e infeksionit, veçanërisht kur ka shumë të tillë vërdallë. Ato që kanë prioritar kujdesin ndaj tyre apo që jetojnë në një shtëpi mund të infektohen në një moment të caktuar që do të thotë se do ta kalojnë virusin tek ato në një moment apo një tjetër. Prandaj vdekja nga covid-19 tek mosha e tretë, të rrritur në moshë të re është e një probabiliteti të lartë. Në kulmin e epidemisë së covid-19 në Angli dhe Uells vdekjet mes moshës 45 deri në 64 vjeç ishin 80% më të larta se sa zakonisht (shih grafikun 2) ndoënse ka pasur këshillime dhe kufizime nga ana e qeverisë që më vulnerabëlët të “mbrohen” nga virusi duke mos dalë nga shtëpia fare.

Ndoënse shumica e popullsisë nuk kalon sëmundjen nëse covid godet, thuajse 5% e atyre që kanë zhvilluar simptomat mund të mos ndjehen mirë për së paku tetë javë (një gjendje e njohur si “Covid i gjatë”). Disa prej tyre nuk janë rikuperuar edhe pas gjashtë muajve dhe ka një frikë se ato kurrë nuk do të mund të kthehen në gjendjen noramle. Ndonëse më pak se 1% e të infektuarve përfundojnë në këtë grup të pafat, për një vend me madhësinë e Britanisë kjo do të thotë qindra mijëra qytetarë me pamundësi të përjetshme. Një tjetër e panjohur e madhe është nëse ka ndonjë konsekuencë tjetër të panjohur virusi që mund të shfaqet në të ardhmen. Disa studime kanë zbuluar ndryshime të vogla të zemrës që ndjekin ato që e kalojnë lehtë covid-19. Mund të mos jetë e qartë për vitet në vijim nëse këto çojnë në probleme serioze në lidhje me zemrën për disa njerëz apo kjo është irrelevante.

Sinteza?

Plani i “Great Barrington” është me risk të lartë por me shpërblim të madh si propozoim. Ndërsa ai i John Snow është në të kundërt me risk minimal mund të ulë vdekjet nga covid në terma afatshkurtër por humbet jetë në terma afagjatë, duke qenë se mbylljet dhe disrupsionet e tjera mund të përfundojnë duke qenë më të larta. Me kalimin e kohës, ndërsa qeveritë rregullojnë sistemin e tyre të testit dhe gjurmimit që është e nevojshme për të rivendosur ndalesat e mëdha, motvimi për rrugën e propozuar nga Great Barrington do të jetë gjithnjë e më i dobët.

Me pak fat, i gjithë ky debat do të jetë irrelevant nga ndërhyrja e vaksinës apo nga mjekimet e reja që mund të trajtojnë covid. Rezultati i disa demove të vaksinës dhe testimi i tyre është premtues dhe pritet që në javët në vijim të kemi rezultat. Nëse covid-19 është më pak i vdekshëm dhe gjithashtu imuniteti i turmës vjen nga vaksina, rrugët e ngritura nga dy peticionet me gjasë do të vijë duke u bërë një.

Përgatiti: Xh. Hysa

Burimi: https://www.economist.com/science-and-technology/2020/10/21/should-covid-be-left-to-spread-among-the-young-and-healthy