Me shëmbjen e Teatrit Kombëtar u shëmb edhe jeta teatrore

Plani i Ramës për ndërtimin e kullave mbi truallin e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental e lanë Kryeqytetin e Tiranës tashmë prej tre vjetësh pa një sallë teatri.

Dy qëndrimet e kundërta në lidhje me ndërtimin e teatrit të ri, ajo e qëndrestarëve që ishte për ruajtjen e objektit të vjetër dhe ndërtimin e të riut diku tjetër dhe ajo e firmëtarëve të planit të Ramës që ndërtimin e të riut e kërkonin domosdoshmërisht mbi të njëjtin truall, solli shkatërrimin e godinës historike të Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020. Për mënyrën se si ndodhi kjo datë do të mbahet mend gjatë si një nga humbjet më të mëdha të Trashëgimisë sonë Kulturore.

Shembja e teatrit ishte një humbje e madhe për të gjithë dhe koha po tregon gjithnjë më tepër se teatri historik duhej ruajtur dhe i riu duhej të ndërtohej diku tjetër. Teatri i vjetër do të kishte funksionuar ndërkohë këto tre vite ndërtimit të teatrit të ri do ti kishte ardhur fundi. Tani do të kishim dy teatro, ndërsa realiteti i hidhut është se jo vetëm nuk kemi asnjë por nuk do të kemi as për një katër vjeçar të ardhshëm (koha e mjafrtueshme për të ndërtuar një teatër).

Duke llogaritur kohën e nxjerrjes jashtë funksionit të objektit të vjetër dhe kohën e ndërtimit të të riut atëherë përfundimi del se Kryeqyteti në një periudhë tetë vjeçare nuk ka një teatër. Dëmi që ka sjellë plani i Ramës dhe puthadorëve të tij është me pasoja shumë të rënda për qytetin, jo vetëm në shkatërrimin e teatrit si vlerë të trashëgimisë kombëtare, por dhe në bllokimin e aktivitetit kulturor teatror për një periudhë kaq të gjatë, pa një sallë të mirëfilltë teatrore.

Artistët që firmosën shembjen e teatrit duhet të kenë të qartë tashme pasojën që kanë shkaktuar me qëndrimin dhe veprimin e tyre, dëmin që i kanë shkaktuan vetes dhe gjithë jetës artistike të qytetit duke mbështetur planin e kullave të krimit mbi truallin e teatrit.

Artistët qëndrestarë që mbështetën ruajtjen e teatrit historik, nuk kanë qënë kurrë për mos ndërtimin e një teatri të ri me kushte bashkëkohore siç prpogandoi pushteti, por ndërtimin e tij diku tjetër.
Ringritja e teatrit aty dhe ashtu siç ishte, nuk është një sfidë e lehtë. Ajo do të vërë para pasqyrës politikën, do të provokojë një moral të ri të panjohur deri më tani në politikën shqiptare.

Por ne ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, do të kërkojmë nxjerrjen e gjithë përgjegjësve të shkatërrimit të trashëgimisë përpara drejtësisë dhe rrëzimin e Ramës nga pushteti si e vetmja rrugë për rikthimin e të drejtave dhe demokracisë në vend