Basha sulm frontal: Tom Doshi, mafia e farmaceutikës


Tom Doshi është mafia e farmaceutikës, e gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Kështu iu përgjigj, pyetjes së gazetares për mafian e ilaçeve, Zoti Basha, në konferencën e përditshme për shtyp.

Nuk e dini ju se kush është mafia e ilaçeve? I pari është Tom Doshi, e gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Hoqën kompanitë perëndimore për t’i hapur rrugë ilaçeve fallso. I pari është Tom Doshi”, tha Basha.

Ai premtoi se kur të vijë në pushtet qytetarët nuk do të blejnë më ilace fallso.