Basha: Nuk ka asnjë parti të dalë nga PD, ka veç parti të krijuara nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, se ai gaboi në 2017-ën kur hoqi nga lista demokratë të vjetër, pohoi se nuk ka asnjë parti të re të dalë nga kjo parti.

Në një konferencë për mediat, lideri i opozitës tha se ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama.

‘S’ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë. Madje kjo e tregon se sa i pashpresë është.’, -tha Basha