Vdekja pa marrë mjekim dhe kujdes shendetësor i një qytetari për 3 ditë, e llahtarshme!

Nga Fitim Zekthi

Vdekja pa marre mjekim dhe kujdes shendetesor nga spitalet tona e 53 vjecarit Lutfi Cekiri eshte nje ngjarje e llahtarshme. Jeten e njerezve e ka ne dore Zoti por kur nje sistem shendetesor sjell verdalle te semure per tre dite me radhe ne korridoret dhe oborret e spitaleve dhe nuk i jep atij as nje serum dhe e le ate te vdese kjo eshte padyshim e poshter dhe deshmi e nje qeverisjeje te poshter. Sot mengjesin e te henes kryeministri Rama mblodhi drejtuesit politike te qarqeve te cilet jane te gjithe zyrtare te larte te shtetit, jane deputete dhe ministra, prefekte dhe kryetare bashkie, drejtore te medhenj te administrates. Rama i mblodhi ata per te diskutuar per fushaten e tyre per ti dhene Rames nje mandat te ri qeverises. Shqetesimi i Rames eshte pushteti. Detyra e qeverise per Ramen eshte rifitimi i pushtetit dhe jo mbrojtja e te drejtave, interesit, shendetit apo prones se njerezve. Ky eshte nje perversion i plote i qeverisjes.