VIDEO| Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi përmes një videokomunikimi ka deklaruar se Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.

• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!