Si e refuzoi Abdi bej Toptani dekoraten “Kordoni i Madh” i Italise ne shtratin e vdekjes

Nga Dr.Hasan Bello

Abdi Toptani (1864-1942) ishte nje patriot i oreve te para. Ai shquhet si pjesmarres dhe organizator i cetave te armatosura qe moren pjese ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1912. Ne Shpalljen e Pavaresise ai u rreshtua perkrah Ismail Qemalit dhe ne qeverine e perkoheshme u emerua minister i Financave. Ne qeverine e Widit, Abdi beu, sherbeu si minister Bujqesie.
Ne Kongresin e Lushnjes ai mori pjese aktive per te cilen u zgjodh edhe nje nga kater anetaret e Keshillit te Nalte. Karriera e tij politike do te perfundoi pas levizjes se marsit 1922 e udhehequr nga Bajram Curri dhe Elez Isufi. Zogu duke vleresuar kontributin e tij patriotik, nuk mori asnje mase, por e la te lire te terhiqej nga jeta aktive politike.
Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ne prill 1939, nje grup i njohur politikanesh shqiptar shkoi drejt Romes per t’i dorezuar Viktor Emanuelit III kuroren e Skenderbeut. Abdi beu refuzoi te merrte pjese, pavaresisht kontradiltave qe kishte patur me Zogun.
Ne shtratin e vdekjes, Abdi beut perfaqesuesi i Viktor Emanuelit ne Shqiperi, Francesko Jakomoni, i dergon ish-konsullin e Shkodres, Meloni, per t’i dorezuar dekoraten e “Kordonit te Madh”. Por Abdi beu e ndjeu veten te poshteruar. Ai iu drejtua Melonit shume i habitur me fjalet: “Une nuk di qe t’i kemi ba ndonje sherbim Mbreterise se Italiane, sa qe me me akordue kete dekorate?! E prandaj nuk kam se si ta pranoj”. Meloni nje agjent i vjeter i Italise, u tregua diplomat, nuk kundershtoi, por kur doli ia “ngeci” ne dore bashkeshortes se Abdi beut, e cila ne rrethana te tilla, as qe deshi t’ia dinte per kete “dhurate” simbolike…