

Bepin Kolvataj
Torturat çnjerëzore të regjimit komunist i morën jetën kur ishte vetëm 22 vjeçe.
E futur në një thes bashkë me një mace dhe ku goditej barbarisht, Marie Tuçi mbylli sytë në spitalin e Shkodrës, nga dhuna mizore vetëm sepse guxoi t’i dilte kundër sistemit.
70 vite nga dita e vdekjes së saj, Kisha Katolike në Shkodër e përkujtoi të vetmen grua mes 38 martirëve të saj.
Ipeshkvi i Rreshenit, Imzot Gjergj Meta theksoi se për të krishterët nuk ka vend hakmarrja, por asesi nuk duhet harruar e shkuara që të mos rrezikojmë të na përsëritet.
“Historia na mëson se kur harrohet, përsëritet. Ne nuk mund të harrojmë çka ka ndodhë, por kjo nuk do të thotë se duke mos harru do të vazhdojmë me urrye apo mos me dasht”, është shprehur Imzot Gjergj Meta, Ipeshkev i Rrëshenit.
Në nderim të kësaj figure u organizua edhe një konferencë në të cilën dolën në pah vlerat e Marie Tuçit si dhe prezenca e motrave stigmatinëve në Shqipëri.
“Ky momet jubilar ka qëllimin e kujtesës dhe të mirënjohjes ndaj të gjitha motrave për qëndresën e tyre besnike gjatë torturave dhe vuajtjeve që pësuan gjatë regjimit komunist”, është shprehur motër Dukata Radoja.
“Njësoj si Marie Tuçi ta japim dëshminë, mos të kena frikë, mos të bahena pjesë e të keqes”, është shprehur At Aurel Gjerkaj i Kishës Françeskane.
Për të pranishmit u prezantua libri “Shërbimi amënor i mëshirës” me autor at Pier Giorgio Taneburgo, ndërsa u shfaq dokumentari “Falenderoj zotin që po vdes e lirë”.
more recommended stories
Ema Andrea flet pa dorashka për jetën personale.Nga ngelja shtatëzanë në fakultet te divorci
Rriten numri i të infektuarve, 739 raste të reja dhe 7 viktima
Pasuria e Lindita Nikollës| Nga apartamenti, toka dhe huatë që nuk i justifikon dot
Lindita Nikolla u zgjodh ministre e.
Dëbohet Diplomati rus që shkoi me Covid-19 në Qendrën Tregtare, ministria e Jashtme ruse: Është provokim