Në Kroaci iniciativa “Tri dete” vuri në sherr kryeministrin dhe presidentin

Iniciativa “Tri dete” është e panevojshme dhe potencialisht e dëmshme për Kroacinë për shkak të një konflikti të mundshëm me Berlinin dhe Moskën, deklaroi presidenti kroat Zoran Millanoviç. Ai u shpall kundra kësaj që Kroacia të japë “dhe një cent” për iniciativën, njoftoi agjencia HINA. Millanoviç mendon se, iniciativa “Tri dete” është e administratës së Barak Obamës dhe është e menduar, që të mund t’i detyrojë vendet në Bashkimin Evropian të blejnë më shumë gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe të izolojnë Rusinë. Kryeministri Andrey Plenkovich mori pjesë në mënyrë virtuale në takimin e formatit në Talin. Ai deklaroi se, Zagrebi do të investojë 20 milionë euro në fondin investues të iniciativës