Kryeministri italian firmos kufizimet e reja, vendimi prek mijëra biznese

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka firmosur kete te diel dekretin për kufizimet e reja. Ato do të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të zbatohen te pakten deri më 24 nëntor.

Me dekretin e ri urdherohet mbyllja e teatrove, kinemave, pishinave dhe e palestrave. Ndërsa baret dhe restorantet do të jenë të hapura deri në orën 18:00.

Edhe pse fillimisht ishte diskutuar që këto aktivitete do të mbylleshin të dielave, kryeministri Conte, pas takimit me presidentët e rajoneve, ka vendosur vetëm kufizimin e orareve.