Basha i kërkon qeverisë: Të paguajë ilaçet e pacientëve që kurohen në shtëpi nga Koronavirusi


Kreu i opozitës Lulzim Basha përmes një komunikimi ka deklaruar se duhen rritur testimet dhe të rimbursohet pacientët që kurohen në shtëpi nga Koronavirusi.

Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit.