Av. Altin Goxhaj: Do marrim 100-300 mijë vota në zgjedhjet parlamentare, do prishim stabilitetin…

Avokat Altin Goxhaj, përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka shprehur ambiciet e projektit politik që ai përfaqëson. Koalicioni për Shqipërinë do të jetë një subjekt i ri garues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i cili sipas avokatit Goxhaj do të arrijë që të mbledhë nga 100 mijë deri në 300 mijë vota.

Gjithashtu avokati thekson se Koalicioni për Shqipërinë është futur në këtë fushatë zgjedhore për të prishur stabilitetin e kësaj klase politike që i ndan votat e partive të vogla në tavolinat e numërimit një ti një unë.

“Koalicioni për Shqipërinë e ka ambicien të marrë nga 100 000 dhe 300 000, të gjithë ata që nuk besojnë do ta shohin rritjen e koalicinit në muajt në vazhdim” – Goxhaj.