Pse EVeliaj nxitoi të nxjerrë në shesh të vërtetën e krijimit të 5 partive të djathta me urdhër të PS?

Këto ditë është lajmëruar krijimi i të paktën tre partive të reja nga e Djathta.

Siç ka njoftuar prej dyjavësh faktor.al, Jozefina Topalli do krijojë një parti të re, ndërkohë që burimet thonë se ajo po mbledh firmat.

Por krijimin e këtyre partive të djathta e kishte paralajmëruar para disa ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi në Dajt, ai nxori zbuluar këtë lojë të Edi Ramës, kur tha se do dalin 5 parti të reja.

Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Kjo është hera e para në histori që PS futet në betejë e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në.

Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend, do i numëroni ditët tjera. 5 parti nga e djathta. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre,” tha Veliaj.

Qëllimi i Edi Ramës këtë kohë është bërë përçarja e opozitës, duke nisur që nga manovrat me ndryshimet kushtetuese të njëanshme e deri te përpjekjet për të ndarë të djathtën.

Mirëpo pse Erion Veliaj nxorri këtë vërtetë në shesh, pa ia kërkuar njeri dhe duke e ditur se kjo do të kapej nga media.

Është mendim i faktor.al që kryebashkiaku Veliaj po saboton me qëllim fushatën e PS në Tiranë sepse pavarësisht takimeve, aktet politike janë të qarta: trafiku i rënduar me qëllim në kryeqytet, rritja tej kufive normalë të vendosjes së gjobave për makina e ambulantë brenda lagjeve të Tiranës, rritja e taksave dhe për më shumë përmendja e zullumeve të qeverisë tek Unaza e rez Teatri Kombëtar apo parqeve. Veliaj nxorri këtë të vërtetë në shesh për të dëmtuar PS në fushatë sepse pas Edi Ramës, partia është e tij.