Koronavirusi i merr jetën 21-vjeçarit nga Elbasani

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19. Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e se merkures ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë nje nate me pare.

Pritet që rasti i të riut të raportohet sot nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa mbetet në pikëpyetje se pse i riu, i cili edhe pse me sëmundje të tjera është dërguar për trajtim spitalor kaq vonë, kur edhe mjekët e kanë pasur të pamundur të bënin diçka.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë tre persona humbën jetën në spitalet Covid, duke e çuar numrin total që viktimave që prej fillimit të pandemisë në 465, ndërkohë që u shënua një tjetër numër rekord rastesh të reja, 302.