Basha-Ramës: Mbylle PS-në në një vendgrumbullim plehrash, ora gjykimit po vjen!

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sërish Edi Ramës në lidhje me aferat e incineratorëve.

Basha shkruan në Twitter, se halli i Ramës është aq i madh sa mbyll edhe PS-në në një vendgrumbullim plehrash.

Por sipas Bashës, ora e gjykimit po afron.

Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter:

Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh.

Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete.

Ora e gjykimit po afron