Basha-kreut të SPAK: Heshtja juaj inkurajon hajdutët, mos i mbroni politikanët

Kreu i demokratvë, Lulzim Basha vijoi thirrjet ndaj SPAK që të nisë hetimet për inceneratorët. Ai reagoi ashpër ndaj kryetarit të kësaj strukture, të cilin e akuzoi se mbrohet nga mafia.

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës deklaroi se SPAK duhet të realizojë qëllimin kryesor që është ndëshkimi i politikanëve dhe jo mbrojtja e tyre.

Ai iu drejtua Krajës që të bëjë detyrën dhe mos të inkurajojë hajdutët.

“Ndihma për bizneset që po falimentojnë është 0. Pardje ne po flisnim për aferën e inceneratorëve e denoncuam në SPAK dhe ka paguar edhe 300 milion lekë të vjetra inceneratorit në Elbasan. E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK me vjedhjen e inceneratorëve. Kyçja e gojës nga SPAK për vjedhjen e shekullit me inceneratorët është e vetmja gjë që buçet. Rama nuk lodhet së premtuari dhe duke i shkelur premtimet. Duhet ta harrojë ai edhe se SPAK se unë s’do ndalem, ditë për ditë do të kërkoj që SPAK të bëjë detyrën. Zoti Kraja është detyrimi juaj, zotërinj të SPAK jeni të mirëmbrojtur nga mafja dhe keni përkrahje atlantike. Të gjitha këto masa janë marrë që të mos keni frikë dhe të mos kapeni nga mafja e politikanë të korruptuar. Realizoni qëllimin numër 1 të SPAK t’i ndëshkoni politikanët dhe jo t’i mbroni. Zoti Kraja hapeni gojën dhe tregojuni qytetarëve se po i vjedhin. Çfarë iu pengon të bëni detyrën sipas ligjit. Heshtja juaj inkurajon hajdutët. Ne nuk jemi prokurorë ndonëse kemoi juristët më të mirë në këtë parti .Për tu ardhur në ndihmë që të shkyçni gojën po iu publikoj sot edhe një fakt tjetër tronditës të kontratës së inceneratorit të Elbasanit.”