EMRAT e 4 personave që dyshohen se do vrisnin biznesmenin Andon Dhima

Pòlicia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur të enjten e kaluar, ku dy persona, tentuan që të vrísnin biznesmenin Andon Dhima teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Për ngjarjen janë vënë në pránga 4 persona, dy prej tyre ata që kanë ndjekur biznesmenin Dhima në hyrje të pallatit, dhe 2 të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët janë me prècedentë të mëparshëm pènalë.

Faxweb.al mëson se personat e arrèstuar janë Gridi Lena, i cil ka qenë i dènuar më parë me 6 vite bùrgim, për vjèdhje me ármë në Gjermani, dhe Altin Hoxha 35 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë për plágosje me ármë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndálohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: Mariglen Metohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, i dènuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sèkuestruan në cilësinë e provave materiale: një ármë zjárri pístoletë dhe mùnicion lùftarak, mjeti në pronësi te shtetasit Altin Hoxha, që dy.shohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop he.kuri pòlicie nga ato me hapje, një palë pránga, 6 telefona celular, rroba uniforme pòlicie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat pênale “Vrásja” e mbetur në têntativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ármëve të zjárrit dhe ármëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ishte vetë biznesmeni Dhima ai që dênoncoi në Pòlici atêntatin e dështuar, ndërkohë që në ditën e ngjarjes autorët duket se u pênguan nga ashensori, në pallatin e Dhimës, i cili vonoi veprimet e tyre.