Si mendoni, a janë ulur apo ngritur rrogat?

Nga Ledian Droboniku

I pari institucion që duhet dënuar për shpifje është pikërisht INSTAT që bën akrobacira me zërat ekonomikë.

Nga një anë pranon uljen e investimeve, rënien e kreditimit në vend, nga ana tjetër flet për rritjen e pagës.
Por pagat rriten nëse ka rritje të fuqisë negociuese të punëtorëve, e kjo vjen për shkak të rritjes së investimeve, prodhimit dhe punësimit.
Nëse bizneset që po falimentojnë janë dyfishi për shkak të rënies së konsumit në popull, normalisht bien dhe totali i investimeve dhe punësimeve.
Pra shtimi i papunësisë shtyn ekulibrin e ofertë/kërkes për punë në nivele më të ulta rroge e jo më lart, si pretendojnë shkencarët e Ahmetoloqisë.

Makina e propagandës nuk do ndalet së toksikuari opinionin publik nëse nuk arrestohen zaptuesit e makinës shtetërore dhe kthimin e institucioneve popullit shqiptar.